INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festivali i 64-ët i Këngës, 'Nan' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Festivali i 64-ët i Këngës, 'Nan' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

Publikuar më: 10:31 21-12-2025

Një kapitull i ri i rëndësishëm po hapet në karrierën e Alis Kallaçit. Këngëtari është shpallur fitues i Festivalit të 64-t të Këngës në RTSH, duke siguruar kështu të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026.

Pas suksesit të vitit të kaluar, ku u rendit i treti në Fest 63 me këngën “Mjegull”, Kallaçi u rikthye këtë vit në skenën e festivalit me një baladë shumë personale dhe emocionale "Nan" e cila preku jurinë dhe publikun, duke e çuar drejt fitores së madhe.

Fitorja në Fest 64 e vendos Alis Kallaçin përpara një tjetër prove të rëndësishme: skënën e Eurovision-it 2026, ku ai do të mbajë mbi supe jo vetëm këngën fituese, por edhe pritshmëritë e publikut shqiptar.

Me stilin e tij të veçantë, zërin emocional dhe qasjen autentike artistike, Alis Kallaçi pritet të jetë një nga përfaqësuesit më të komentuar të Shqipërisë në arenën europiane të muzikës.

Article Logic
Execution time: 0.0032808780670166