Ka nisur zyrtarisht mbrëmja e parë e edicionit të pestë të “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!
Shtëpia më e famshme televizive shqiptare Big Brother VIP Albania hap dyert për edicionin e pestë! Banorët që hynë sot premtojnë spektakël, rivalitet dhe momente të papritura.
Në këtë sezon, konkurrentët janë një përzierje e figura të njohura nga muzika, moda, rrjetet sociale dhe televizioni, dhe secili ka stilin dhe karakterin e vet unik.
Banorët që hyn sot:
Armir Shahini – Këngëtar i West Side Family, i njohur për energjinë e tij në skenë dhe batutat.
Brikena Selmani – Modelja kosovare dhe përfaqësuese e Miss Grand International 2025, një prej figurave më elegante të sezonit.
Kristi Lamaj – Këngëtari karizmatik i këngëve popullore.
Ilir Vrenozi – Figurë e njohur e rrjeteve sociale, me humor dhe karakter të fortë.
Lore (Lorela Karoshi) – Këngëtare që premton stil, personalitet dhe momente muzikore.
Sabina Mete – Moderatore, e njohur në fushën e sportit.
Stine – Artist i përfolur që ka sjell hite prej vitesh, një emër që premton intrigë dhe emocion.
Anxhelo Haruni – Moderator i njohur i Top News, që do ta shohim në një tjetër këndvështrim.
Seno Fishta – Podcaster dhe influencer, me aftësi të forta komunikimi.
Mal Retkoceri – Këngëtar i njohur për audiencën e re me stilin e veçantë.
Lorna Hysa – këngëtare shqiptare, ka konkurruar në një prej spektakleve të njohur të talenteve në Gjermani. Lorna është gjithashtu modele dhe influencer.
Xhodi Skura – Aktore dhe këngëtare, ka konkurruar në The Voice ku është eliminuar tek betejat dhe ka punuar për disa vite si aktore tek “Al Pazar”.
Selin Bollati – Balerina e njohur, që do ta shohim përtej profesionit që e ka bërë të njohur.
Armir Tola – Sipërmarrësi që premton debat dhe momente surprize.








18 Dec 2025 





