Mbrëmjen e djeshme ka nisur zyrtarisht edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania”, një nga formatet televizive më të ndjekura dhe më të komentuara nga publiku shqiptar. Spektakli rikthehet me premtime për emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie që pritet të mbajnë publikun të mbërthyer për javë të tëra.
Janë zbuluar normalisht dhe konkurrëntët që do tentojnë të fitojnë ccmimin e madh, por ajo që ka marrë vëmendjen, është gafa e moderatorit Ledion Liço, i cili ngatërroi veshjen e modeles me atë të këngëtarit Kristi Lamaj.
“Yje pasi jeni tre yjet e parë, pavarësisht se Kristi është më yll se i vezullon fustani”, tha moderatori kur po prezantonte banorët.
Credits Video: Big Brother VIP Albania, Top - Channel
Linku: https://www.instagram.com/reel/DSf9tHYCAOs/?igsh=aHdydHFyYzdxN2d3








18 Dec 2025 





