INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festa pa zhurmë, s’ka fishekzjarre dhe kapsolla! Qytetarët të ndarë disa e pranojnë e disa jo [VIDEO]

Festa pa zhurmë, s’ka fishekzjarre dhe kapsolla! Qytetarët të ndarë disa e pranojnë e disa jo [VIDEO]

Publikuar më: 16:34 30-11-2018

Vendimi i Ministrisë së Brendshme për ndalimin e tregtimit të të gjithë llojeve të lëndëve plasëse ka ndarë në qëndrime qytetarët. Në intervista për In News, shumë prej qytetarëve mendojnë se kjo është një masë e duhur për të shmangur incidentet gjatë festimeve për ndërrimin e viteve.

“Të gjitha llojet të dëmshme janë, sidomos kush ka fëmijë janë shumë të rrezikshme. Po nuk patën kujdes prindërit, burim aksidentesh janë”, shprehet një qytetare.
“Fëmija fut dorën në xhep, ti kujton se çfarë plasi, fëmija këput gishtat në xhep si puna e polices që ia këputën gishtat në protestë. Të ndalohen rreptësisht kapsollat, të mos dalin fare në treg”, thotë një e moshuar.

“Ti heqin fare se nuk duhen, vriten fëmijët por edhe të rriturit”, thekson një zonjë.

Por ka edhe qytetarë që shprehen se nuk duhet të jetë kategorit ndalimin e lëndëve plasëse, duke kërkuar që disa prej tyre të lejohen.

“Të rrezikshmet të ndalohen ato që janë për fëmijë, të lehja të lejohen janë festive”, thotë një qytetare.
“Të gjitha jo, fishekzjarret jo për shembull”, shprehet një i ri.

Ata që gëzojnë më shumë ngjyrave të fishekzajrre apo dhe shpërthimit të kaposollë javë fëmijët. Për mikrofonin e in neës fëmijët nuk e fshehin zhgënjimin për këtë vendim.  “Të mos ndalohen ne duhet të gëzohemi kur të vij Viti i Ri me kapsolla”, thekson një fëmijë.


Prej disa ditësh Policia e Tiranës është duke ushtruar kontrolle të imtësishme në të gjithë dyqanet dhe tregjet e kryeqytetit për të ndalur tregtimin e lëndëve plasëse.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275