INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Afrimi i festave, bizneset në “shënjestër”

Afrimi i festave, bizneset në “shënjestër”

Publikuar më: 16:24 17-11-2018

Ndërsa i afrohemi fundit të vitit administrata tatimore ka nisur aksionin intensiv në terren që do të vijojë deri më 31 Dhjetor.

Aksioni nënvizojnë autoritetet do të fokusohet më së shumti në qendrat e qyteteve dhe aty ku transaksionet janë më të mëdha.

Kjo iniciativë është marrë për shkak të rritjes së transaksioneve gjatë afrimit të festave të fundvitit ku dhe abuzimet shtohen.

Ligji në fuqi parashikon gjoba të rënda për bizneset që shkelin ligjin dhe nuk lëshojnë kupon tatimor si edhe për ata që kapen me punonjës të paregjistruar, duke filluar nga 50 mijë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0037369728088379