INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U merrnin ryshfet bizneseve, arrestohen 2 inspektorë tatimesh [EMRAT]

U merrnin ryshfet bizneseve, arrestohen 2 inspektorë tatimesh [EMRAT]

Publikuar më: 10:33 03-10-2018

Dy inspektorë të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë janë arrestuar nga policia e Durrësit.

Ata akuzohen për për korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Në pranga bëjnë me dije blutë e Durrësit kanë rënë shtetasit Gentian Elezi, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Artan Kroj 37 vjeç,banues në Tiranë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit P.H. 43 vjeç.

Në ngarkim të tre shtetasve të mësipërm me detyrë Inspektor të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë, Gjykata e Durrësit kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ”Korrupsion pasiv personave që ushtrojnë funksione puplike”, “Korrupsion aktiv i personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Të lart-përmendurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke shpërdoruar detyrën kërkonin dhe ju merrnin ryshfet bizneseve gjatë inspektimit të tyre, shuma në vlera monetare që shkonin deri në 200 000 lek për çdo rast.

Hetimi për inspektorët kishte nisur tre muaj me parë, Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037961006164551