INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 qytetet në botë ku bëhen festat më të çmendura [FOTO]

5 qytetet në botë ku bëhen festat më të çmendura [FOTO]

Publikuar më: 12:28 19-06-2018
Kur  themi “qytetet e festave”, nuk flasim vetëm që mund te ketë lokale ku mund të pini dhe kërceni. 
Sipas intv.al  në këto qytete çdo gjë ka të bëjë me ndjenjën e argëtimit, ku festat nuk mbarojnë kurrë. Ju shpirtrat e argëtimit, hidhini një sy këtyre qyteteve dhe pse jo mund të bëni planet tuaja:
1. Cancun, Mexico
Në Cancun  njihet një zonë që quhet “ zona turistike”. Ky qytet njihet si  shtëpia e klubeve më të mira të jetës së natës. Për një eksperiencë intensive të festës shkoni në Cancun në Meksikë.
 
cancun.jpg
 
2. Amsterdam, Hollandë
Amsterdami është qyteti i natës ku klubet presin disa prej DJ-ve më të mëdhenj në botë. Ai është një destinacion i përsosur për të humbur në muzikë.
 
holland.jpg
 
 
3. New York City, SHBA
Ai quhet qyteti që nuk fle kurrë. Klubet e New York-ut që prej viteve  70’, 80’dhe 90’  ndikuan në brezat e ardhshëm.Vendet në këtë qytet si:  Brooklyn, Bushwick dhe Bronx njihen për jetën e festave të çmendura.
 
shba.jpg
 
4.Rio de Janeiro, Brazil
Rio është qyteti i Brazilit, ku mbi 1 milion njerëz grumbullohen çdo vit për të ndjekur Karnavalet, një festival që nga viti 1723. Rio është gjithashtu i njohur si  një qytet i madh mikpritës i komunitetit  LGBT.
 rio.jpg
 
 
5.Londër, Britania e Madhe
Ju do të gjeni gjithçka në Londër me festat më të çmendura. Sipas intv.al, Londra  është vendi ku netet tuaja do mbeten të paharruara.
 
londer.jpg
 
 londer_2.jpg
 

Burimi: Traveller

Përshtati: Anisa Bega

 
Article Logic
Execution time: 0.0034310817718506