INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prindër, doni që fëmijët tuaj të flenë si në përralla? Ju tregojmë 5 hotelet në Europë që e bëjnë realitet këtë [FOTO

Prindër, doni që fëmijët tuaj të flenë si në përralla? Ju tregojmë 5 hotelet në Europë që e bëjnë realitet këtë [FOTO

Publikuar më: 13:37 19-06-2018

Në këto hotele, përralla bëhet realitet. Të paktën në një festë.

Një natë në shoqërinë e Peppa Pig, Robin Hood apo Piratet e Karaibeve. Ka vende ku historia ‘vjen në jetë’ ku mund të zhyteni në të, të ëndërroni dhe jo vetëm me sytë hapur. Këtu janë dhjetë hotelet në të cilat dhomat janë një përrallë e vërtetë, për gëzimin e fëmijëve, të rriturve që udhëtojnë me ta ose që megjithatë nuk duan të heqin dorë nga fantazia fluturuese.

Peppa Big, Piratet dhe përralla të tjera

Një udhëtim në një park zbavitës është një aventurë 360 gradëshe që ka filluar tashmë në hotelin ku jetoni. Gardaland, parku i Castelnuovo del Garda nuk përbën përjashtim dhe ofron, në dy vendpushimet disa dhoma që ngjallin me të vërtetë kuriozitet. Ju mund të zhyteni në botën e Peppa Pig, derrit më të dashur nga fëmijët, ose në atmosferën e Pirates Island. Por për vajzat më romantike ka edhe dhomën e Princeshës së Dëborës, ndërsa për djemtë më aventurierë ekziston aventura, arti dhe për ata që e duan detin: Jeta e Detit me shtratin blu nga i cili dalin koralet e mëdha të kuqe.

pepa_big.jpg

Të gjitha princeshat

Në Grand Hotel Cavallino Bianco në Ortisei , vlerësuar me çmime si hoteli më i mirë në botë për familjen sipas renditjen TripAdvisor, ka edhe një banjë për princeshat. Në dhomën e Princess Dream mund të shihni një fantazi të vërtetë. Është e rezervuar rreptësisht për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

22.jpg

Si në një pyll magjik

Dolomites janë një vend zanash, plot me histori dhe legjenda. Magjia e malit vazhdon gjithashtu në dhomën në Hotel La Grotta di Vigo di Fassa : këtu karriget janë gjethe, tabela një lule, muret pyjore dhe shtretërit janë në një pemë! Dhomat janë të frymëzuara nga kafshët dhe ju mund të qëndroni në Suite Fungo ose në Malga Suite. Të rriturit gëzojnë komoditetin e dhomave të komunikimit të rafinuara nga atmosfera e ngrohtë e një shtëpie malore të pajisur me gjithçka.

dolomites.jpg

Në shpellën e thesarit si Ali Baba

Është një hotel Boutique ndërtuar brenda Sassi-ve. Sasit janë vendbanime të lashta, të gërmuara në shpella, të banuara që nga kohërat e lashta dhe mbetën në kushte jashtëzakonisht të pasigurta deri në vitet pesëdhjetë. Sot ëhstë kthyer në një objektet luksoz dhe komod që krijon një atmosferë magjike si ajo e shpellës Ali Baba e plotë thesareve.

ali_baba.jpg

Disney magjik

Pas kalimit të një dite të plotë në Disneyland Paris, ju vazhdoni në hotel dhe hyni në një tjetër përrallë, në shoqërinë e karikaturave më të dashura në botë. Ju mund të zgjidhni nga vendpushimet e ndryshme dhe atmosfera të ndryshme, Hotel Disneyland, një rezidencë madhështore në stilin e Viktorias që në mënyrë ideale integron atmosferën e Main Street, U.S.A. në shoqërinë e zanave Trilli, ose të zgjidhni për një qëndrim në Perëndimin e largët në hotelin Cheyenne të Disney, me ngjyra të ndezura dhe të frymëzuara nga Hollyëoodi perëndimor.

disneyuu.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0038571357727051