INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festat e fundvitit/ Policia e Shtetit zbulon planin e masave, nga kontrollet te shtimi i efektivëve për...

Festat e fundvitit/ Policia e Shtetit zbulon planin e masave, nga kontrollet te shtimi i efektivëve për...

Publikuar më: 14:12 22-12-2018

Në prag të festave të fundvitit, Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave që ka marrë për të siguruar mbarëvajtjen, rendin dhe qetësinë gjatë atyre ditëve në gjithë vendin.

“Policia e Shtetit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, ka marrë një sërë masa shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit dhe në pritje të Vitit të Ri 2019, pasi pritet të ketë rritje të numrit të shtetasve që hyjnë e dalin nga territori i Republikës, rritje të numrit të mjeteve në qarkullim, zhvillim të aktiviteteve festive, në sheshe, qendra dhe lokale etj”- njofton policia.

Masat e marra

– Rritja e sigurisë së komunitetit në të gjithë territorin
– Parandalimi i ngjarjeve kriminale, nëpërmjet kontrollit të plotë të territorit nga strukturat e Policisë
– Evidentimi dhe mbajtja nën kontroll i personave me precedent kriminal e penal
– Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave
– Identifikimi dhe kapja e personave të ngjarjeve kriminale kundër jetës e pronës dhe personave në kërkim
– Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, planifikimi dhe zbatimi i masave për kapjen e autorëve të mundshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore
– Rritjen e prezencës policore në akset kryesore rrugore, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe ngjarjeve kriminale
– Forcimi i masave për kontrollin ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligj zbatuese.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662