INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fero publikoi këngën e re, por fansat i vihen kundër: Na fal, por kjo kopje e këngës së Rinës! [FOTO]

Fero publikoi këngën e re, por fansat i vihen kundër: Na fal, por kjo kopje e këngës së Rinës! [FOTO]

Publikuar më: 11:34 29-10-2019

Pak ditë më parë, reperi i njohur Fero, publikoi këngën e tij të re, pasi mori pak kohë pauzë. Kënga titullohet “Jom rrit” dhe që në orët e saj të para numëroi shumë klikime. Pavarësisht kësaj duket se fansat janë përqëndruar në një detaj specifik në këtë projekt të ri. Ata kanë vënë në dukje se disa nga vargjet e Feros janë identikë me ato të këngës “Ashiqare” nga Rina.

“Me 22 i’m livin legend”, “Jointin myte myte masi dhe za i thash”, janë dy nga vargjet të cilët figurojnë në të dyja këngët. Shumë prej fansave shprehen se projekti i ri i Feros është një kopje e këngës së Rinës. Asnjë nga artistët ende nuk kanë reaguar ndaj këtyre detajeve të lidhura me muzikën e tyre.

rin_fero.png

Article Logic
Execution time: 0.0031089782714844