INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri copy-paste skenën e koncertit të Capital T? Tyga i përgjigjet kështu reperit shqiptar [FOTO]

Bëri copy-paste skenën e koncertit të Capital T? Tyga i përgjigjet kështu reperit shqiptar [FOTO]

Publikuar më: 14:26 29-10-2019

Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Capital T, tregoi në profilin e tij në Instagram se kishte vënë re një ngjashmëri të madhe mes “Time Capsule” dhe koncertit të Tyga-s.

Skenografia e koncerteve ishte thuajse e njëjtë dhe Kapo me të drejtë, e etiketoi reperin e famshëm në postimin e tij për t’i treguar ngjashmërinë.

Madje, ai u shpreh me humor se Tyga duhej të paktën ta etiketonte, sepse s’ka asgjë të keqe të frymëzohesh nga dikush.

rr.jpg

Nëse nuk e kishit pritur, në fakt Tyga i ka kthyer një përgjigje reperit tonë.

Ai tregoi se nuk e kishte parë më herët skenën e tij, mirëpo i bëri Kapos një goxha kompliment për të cilin të gjithë jemi dakort!

“Nuk e kam parë kurrë skenën tënde. Mendjet e mëdha mendojnë njësoj.”- komentoi reperi i famshëm amerikan, duke lënë të kuptohet se e ka vlerësuar punën e tij.

WhatsApp-Image-2019-10-27-at-09.42.29.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003838062286377