Një incident ka ndodhur me Federatën Kosovare të Sportit pasi sportistëve të Karatesë i është ndaluar të konkurrojnë në Spanjë me flamurin e Kosovës.
Qeveria Spanjolle ka vendosur që Kosova do të lejohet të marrë pjesë vetëm në rast se delegacioni do të marrë pjesë nën banerin e Federatës Botërore të Karatesë. Ata do të marrin pjesë në paradën hapëse të kampionatit pa pasur mundësi të valëvitin flamurin e verdh e blu. Ky është incidenti i radhës pas atij të parit ku ekipi kosovar u ndalua dy herë për të hyrë në Serbi, për të marrë pjesë në kampionatin europian.