INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatmir Xhafa sulmon PD për vettingun, indiferent ndaj kthimit nga USA të Metës…

Fatmir Xhafa sulmon PD për vettingun, indiferent ndaj kthimit nga USA të Metës…

Publikuar më: 14:28 27-07-2016

Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa e quan ligjin vettingut shumë të rëndësishëm, pasi pa nisur ky proçes nuk mund të nisë implementimi i reformës në drejtësi dhe sipas tij e djathat nuk duhet të bëjë ultimatume politike nga studiot televizive por të ulet të diskutojë. Fatmir Xhafaj tha se pr/ligji është gati për tu votuar, pasi deputetët janë njohur me draftin që në datën 4 Korrik duke hodhur kështu poshtë pretendimet e PD se s'janë njohur me projektligjin.  

Xhafaj tha:”Jam i shqetësuar nga deklarimet publike të PD-së që rëndojnë klimën politike. Do të ishte mirë të  bisedojnë sesa të japin ultimatume e presione politike nga studiot televizive. Mirë është që të ulemi dhe të diskutojmë. Zgjidhjja më e mençur dhe më dobiprurëse do të ishte të ulet në komision dhe të diskutojmë si ta vendosim këtë proces në një procedurë normale. Zgjidhjja më e mençur dhe më dobiprurëse do të ishte të ulet në komision dhe të diskutojmë si ta vendosim këtë proçes në një proçedurë normale. Këto lloj ultimatumesh politike nga studio televizive nuk më lënë shije të mirë. Të gjithë anëtarët e komisionit të maxhoracës dhe opozitës kanë qenë në dijeni të përmbajtjes që në datën 4 korrik. Ky pr/ligj ka të detyrueshme një lloj pëlqimi parparak me partnerët ndërkombëtarë pasi ata janë të përfshirë në zbatimin e këtij ligji.”
Xhafa u pyet nga gazetarët dhe për kthimin me urgjencë të kreut të Kuvendit nga SHBA, pasi stafi i Metës njoftoi se ai po ndërpret vizitën e tij për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të sqaruar konfuzionin e krijuar ditëve të fundit që kanë për qëllim prishjen e konsensusit historik parlamentar të 21 korrikut për reformën në drejtësi.
‘’Unë nuk e di këtë por më vjen keq që i kanë ndërprerë vizitën zotit Meta. Unë nuk bëj komente mbi komentet e vartësve të zotit Meta. Ultimatumet politike nga studio televizive për të bllokuar proçesin nuk më lënë një shije të mirë. Zoti Basha ka qenë në kontakt me perfaqësuesit ndërkombëtarë për të përshpejtuar procesin. Mua më është thënë se janë në negociata me zotin Meta e Basha për të shtyrë procesin përpara,” kështu iu përgjigj Xhafa pyetjes në lidhje me kthimin e Metës nga SHBA.

Ndërkohë edhe kryeministri Rama ka reaguar me anë të një postimi në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045