INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fatma Methasani i “rrëmben” ftesën e dasmës Turjan Hyskës, ndërhyn dhe Orinda [VIDEO]

Fatma Methasani i “rrëmben” ftesën e dasmës Turjan Hyskës, ndërhyn dhe Orinda [VIDEO]

Publikuar më: 18:43 23-07-2017

Fatma i “rrëmben” Turit, ftesën e dasmës gjatë emisionit “live”, ndërhyn dhe Orinda…

Dasma e Turit me Orinda Hutën ka marrë jehonë në gjithë vendin, si e till të gjithë donin të ishin të ftuar atë mbrëmje. Kështu moderatorja bukuroshe e “Fun Day”, Fatma Methasani ka qenë e ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës. Në këtë intervistë Fatma është pyetur edhe rreth martesës dhe sesi e mendonte ajo martesën e saj, “meqë jemi në frymën e dasmave”,-u shpreh Turi duke iu referuar dasmës së tij me këngëtaren Orinda Huta. Në këtë çast Fatma i ka thënë se priste ftesë prej tij pasi do të kishte dëshirë të ishte pjesë e kësaj dasme. Në atë çast Turjani mori live në emision të fejuarën e tij Orindën dhe i tha nëse kishte akoma ftesa që të mund të vinte edhe Fatma në dasëm. Gjatë këtij çasti në studio u krijua një situatë mjaft gazmore. Më poshtë do mund të ndiqni videon në YouTube, në minutën e 27./intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0027189254760742