INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fansi i bën një kërkesë Luana Vjollcës, moderatorja bën reagimin e papritur [FOTO]

Fansi i bën një kërkesë Luana Vjollcës, moderatorja bën reagimin e papritur [FOTO]

Publikuar më: 22:34 12-06-2018

Ajo është një nga moderatoret më të bukura shqiptare e cila numëron një numër të madh fansash. Luana është shumë aktive në rrjetet sociale aty ku i mban ndjekësit e saj me foto e video të ndryshme nga përditshmëria apo projektet e saj.

Ditët e fundit atë e kemi parë në shumë media online për shkak të projektit të fundit që solli me këngëtarin e mirënjohur Bujar Qamili dhe ajo ka marrë shumë mesazhe në Instagram.

Kështu që Luana ka vendosur të publikojë në Instastory një foto nga një prej këtyre mesazheve të dërguara nga fansat e saj. Mes vlerësimeve të shumta për figurën e saj, për arritjet në ekran prej moshës 16 vjeçare kur për herë të parë u shfaq në Top Channel, e deri sot, Luana për këtë fans, por edhe shumë të tjerë mbetet një nga prezantueset më të preferuara. Por, cila është kërkesa e tij? "Të kërkoj një gjë: kështu vazhdo"!

Moderatorja e ka vlerësuar shumë këtë mesazh dhe bashkangjitur tij, ka shkruar: “Motiv”, duke e konsideruar si një motiv të fortë për të punuar më shumë.

lui.png

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061