INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro shkon për fundi, turistët forcojnë monedhën vendas

Euro shkon për fundi, turistët forcojnë monedhën vendas

Publikuar më: 09:58 25-07-2019

Sezoni veror ka ndikuan në uljen drastike të euros. Monedha ka pësuar rënie të fortë pas një periudhe kur ishte stabilizuar në rreth 122 lekë. Po me shtimin e turistëve ajo dita ditës po bie duke kulmuar sot. Një euro sipas kursit të Bankës së Shqipërisë është me 121.74 lekë, duke shënuar një rënie prej 0.17 lekësh në raport me një ditë më parë.

Që nga e enjtja e javës së kaluar kur u rrit në 122.3 lekë, monedha e përbashkët, ka rënë me 0.55 lekë. Euro po i afrohet sërish nivelit më të ulët në 11 vjet.
Parashkimet për euron janë të zymta, pasi rënia pritet të vazhdojë dhe në gusht, ku krahas turistëve në vend kthehen edhe emigrantët. Ky është një tjetër faktor që nxit ofertën për valutë në vend. Për periudhën 3 janar-24 korrik të këtij viti, kursi mesatar i këmbimit ishte 124.5 lekë, nga 127.6 që ishte mesatarja e vitit të kaluar duke u luhatur në nivelin më të ulët që nga 2008-a.

Article Logic
Execution time: 0.0038039684295654