INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Euro në pikiatë. Dobësimi përballë lekut nuk ka të ndalur

Euro në pikiatë. Dobësimi përballë lekut nuk ka të ndalur

Publikuar më: 10:34 13-12-2018

Rekord negativ në vlerësimin e monedhës evropiane Euro në Shqipëri. Rekordi i dobësimit të saj përballë monedhës shqiptare leku vendoset çdo ditë. Euro ka vijuar rënien duke prekur një tjetër nivel rekord të ulët. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot në nivelin e 123.7 lekëve, rreth 0.08 pikë më pak se një ditë më parë. Kjo është dita e shtatë radhazi që monedha e përbashkët humb pikë përkundrejt lekut vendas.

Prej fillimit të dhjetorit euro është nënçmuar me 0.6 pikë përkundrejt lekut. Ekspertët argumentojnë që euro pritet e dobët, duke qenë se tashmë kemi hyrë dhe në muajin e fundit të vitit dhe në nivelin e këmbimit do të ndikojnë edhe efektet sezonale.
Zhvlerësimin e monedhës së përbashkët aktorët kryesorë të tregut e argumentojnë me kërkesën e ulët për euro në treg. Sipas tyre qarkullimi i parasë ka qenë në nivele tepër të ulëta.

Edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për uljen e parasë në qarkullim.

Article Logic
Execution time: 0.003338098526001