INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot studentët ribashkohen para Parlamentit për të protestuar

Sot studentët ribashkohen para Parlamentit për të protestuar

Publikuar më: 10:17 13-12-2018

Dy grupet e stuudentëve, nga Ministria e Arsimit dhe Kryeministria sot do të bashkohen të gjithë para Parlamentit, aty ku si çdo të enjte do të zhvillohet seanca parlamentare, që nis në orën 10:00.

Për këtë, policia ka nisur të marrë masa që në orën 8:00, duke u vendosur në hyrje të Kuvendit.
Studentët sipas planit do të jenë para Parlamentit pak para se ora të shkojë 10:00, ndërkohë kujtojmë se nga aty kalojnë automjetet dhe deputetët.

Siç njoftohet, studentët do të rrinë para parlamentit deri në mbarim të seancës parlamentare, më pas do të përshkallëzohet nëse nuk ka reagim.

Në Kuvend pritet që të shqyrtohen edhe dy amendamentet e LSI-së të depozituara një ditë më parë, ndërsa nuk dihet ende nëse Partia Demokratike do ti bashkohet kësaj nisme për tu kthyer në Parlament.

Studentët janë të vendosur në 8 kërkesat e tyre. Ata nuk kanë pranuar ftestën për dialog të kryeministrit Rama, duke thënë që pikat e parashtruara të tyre janë të qarta.
Ndërkohë, disa studentë e kanë kaluar natën para dy godinave ku protestohet. Ata kanë ndezur zjarr dhe janë mbulur me batanije.
Të shumtë ishin dhe qytetarët që u kanë çuan ushqim studentëve në shesh.

njftimi.jpg

 

 foto_nga_kryeministria.jpg

[Studentët që kanë kaluar natën tek Kryeministria]

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166