INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I gjenden në makinë 20 mijë euro false,  si ra në pranga 37-vjeçari

I gjenden në makinë 20 mijë euro false, si ra në pranga 37-vjeçari

Publikuar më: 11:56 28-11-2018

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën 20 mijë euro false.

Gjatë operacionit të koduar “500” u arrestua në flagrancë 37-vjeçari me inicialet G.Xh banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjetën 20.500 euro të dyshuara të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me mjetin dhe dy aparate celular.

“Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative në rrugën “Sadik Petrela” u bë ndalimi i mjetit, me të cilin ky shtetas po lëvizte” bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprat penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”.

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758