INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi më në fund udhëton zyrtarisht me pasaportë shqiptare [FOTO]

Era Istrefi më në fund udhëton zyrtarisht me pasaportë shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 16:21 23-02-2017

Era Istrefi më në fund është bërë nënshtetase shqiptare. Këngëtarja nga Kosova është shprehur shumë e emocionuar që ka arritur të marrë pasaportën shqiptare. Ajo pak kohë më parë mori nënshtetësinë shqiptare me një dekret të zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

“Falederimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë janë të panumërta, sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë. Falenderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë botës”, u shpreh Era atëherë.

Ndërsa sot ajo udhëton me pasaportë shqiptare dhe për këtë ndihet mjaft krenare duke e shfaqur edhe në Snapchat-in e saj. 

bvc_bvcnb_nbmbnm.png

Article Logic
Execution time: 0.0042881965637207