INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do habiteni çfarë e përlot Roza Latin në video live! [FOTO]

Do habiteni çfarë e përlot Roza Latin në video live! [FOTO]

Publikuar më: 16:06 23-02-2017

Kur nënë e bijë bashkohen në videot live, ato bëhen edhe më interesante.

Po flasim për Roza dhe Rita Latin të cilat edhe mbrëmjen e kaluar kanë argëtuar ndjekësit me humorin e tyre. Rita e cila nuk e humb asnjëherë energjinë, këto ditë ndodhet në shtëpinë e vajzës për tu kujdesur për të ngaqe vetë Roza ende nuk mund të bëjë asgjë për shkak të ndërhyrjes që bëri në gjoks. Por mbrëmja i gjen bashkë dhe... në Instalive. Papritur këtë herë Roza u bë shumë e ndjeshme madje edhe qau live. Dihet se 28 vjeçarja është mjaft e ndjeshme për kafshët dhe teksa gjatë bisedës u përmendën peliçet, Roza iu kujtoi të gjithëve së për ato peliçe apo çanta,  lepujt dhe kafshët e tjera rripen të gjalla. “Kjo është mizori. Si mund t’i keqtrajtosh kafshët në atë mënyrë”? Unë kurrë nuk do ble peliçe, vetëm nga ato me qime industriale, tha ajo dhe iu mbushën sytë me lot. Ndërkohë futet Rita dhe thotë që Roza nuk e konsumon fare mishin madje kur ishte e vogël, bashkë me babain e saj ia jepnin me zor lëngun e mishit.

mmmmm.jpg

Gjithashtu ajo rrëfen pa dashje se  peliçja që ka është origjinale. Në atë moment Roza i hedh atë shikimin tipik qortues. Madje më pas edhe ndjekësit nisën ta ngacmonin moderatoren e Hangover duke e ftuar Ritën për një pjatë mish keci. “Vdiqëm moj motër për pak mish keci. Mirë që ka dalë të jetojë vetëm se Roza nuk më lë të fus mish në shtëpi”, thotë Rita duke ngacmuar vazhdimisht vajzën e cila nuk mundi ta mbante më gjatë videon live. 

vecvec.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938