INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi e pranoi dhe vetë se PO, do bashkëpunojë me këtë këngëtare SHQIPTARE dhe surpriza mori fund! [FOTO]

Era Istrefi e pranoi dhe vetë se PO, do bashkëpunojë me këtë këngëtare SHQIPTARE dhe surpriza mori fund! [FOTO]

Publikuar më: 23:04 19-01-2019

Era Istrafi bëri bujë të madhe me këngën ‘Bon Bon’, ku e nisi mbarë duke krijuar kështu mundësi të mëdha, për të vazhduar karrierën e saj jashtë kufijve shqiptarë dhe deri tani ja ka dalë mbanë më së miri. Edhe pse zhduket për një kohë të gjatë, ajo deri tani ka shumë projekte që bota po i dëgjon si 'Bonbon', 'Redrum', 'I love Yous', Live it up', 'Origami', 'Oh God' dhe së fundmi dy bashkëpunime mjaft të fuqishme 'Purpose' me Jonas Blue dhe 'Anything More' me Steve Aoki.

Por ka edhe projekte të tjera që Era po punon dhe disa edhe i ka përpunuar, thjesht po pret kohën e duhur për t'i publikuar.

Mirëpo fansat e saj kanë kohë që presin një bashkëpunim me motrën e saj, Nora Istrefin dhe mesa duket, erdhi momenti i shumëpritur. Kjo pasi vetë Era ka konfirmuar këtë lajm që shumë është përfolur. Ndonëse një pjesë nga kënga e kemi dëgjuar edhe më parë (e dëgjoni edhe në videon më poshtë ruajtur nga inlife.al), por nuk kishim një përgjigje nga dyshja nëse kjo këngë do hidhej në treg apo do qëndronte në ‘sirtar’.

 

Ajo në insta story ndodhej krah motrës së saj ndërkohë po shihte në TV lajmin se dyshja do bashkonte forcat. Nora u habit duke thënë doja të qëndronte surprise, por Era I thotë se surpriza mori fund dhe më në fund të gjithë do kemi mundësinë ta dëgjojmë së shpejti! Madje dyshja sapo na konrimoi zërat se fotot që kemi parë në Insta na tregojnë se po bëhen gati për klipin./intv.al/

7a3ac4d4-da2e-44fd-adfc-bc0d1d5b378e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0080289840698242
array(1) { ["section"]=> string(113) "era-istrefi-e-pranoi-dhe-vete-se-po-do-bashkepunoje-me-kete-kengetare-shqiptare-dhe-surpriza-mori-fund-foto-84946" }