INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç'ka ndodhur? Butrint Imeri uron Kiarën për ditëlindje dhe zbulon si e thërret me përkëdheli, por moderatorja ja lë SEEN! [FOTO]

Ç'ka ndodhur? Butrint Imeri uron Kiarën për ditëlindje dhe zbulon si e thërret me përkëdheli, por moderatorja ja lë SEEN! [FOTO]

Publikuar më: 21:20 19-01-2019

Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë dyshja më e përfolur në showbiz-in shqiptar. Prej muajsh Butrint Imeri ka qënë në fokusin e mediave rozë për lidhjen tij me moderatoren Kiara Tito, por asnjëherë s’ka patur gjë zyrtare sepse ata nuk e kanë pranuar romancën mes tyre. Madje janë publikuar dhe foto ‘paparazzi’, ku Butrinti dhe Kiara shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit në Shqipëri apo Kosovë.

Dje moderatoja festoi ditëlindjen, madje ajo mori edhe një super surprizë në mesnatë nga miqtë e të afërmit e saj. Mirëpo në Instagram ajo e uroi veten me disa foto ku shihej e vogel dhe urimet nga miqtë kanë qenë të shumta, mirëpo ai më i veçanti ishte ai i Butrintit.

Sapo komentoi Butrinti rrjeti u 'çmend' dhe në komentet e Kiarës, ai u bë më i pëlqyeri.

'Urime Tito' shkruan këngëtari, ku na zbuloi se ai e thërret kështu Kiarën dhe jo në emër.

Por e dini çfarë?

Kiara ia ka lënë 'seen'! Të paktën deri më tani nuk i ka kthyer. Megjithatë fansat mendojnë se dyshja mund të jenë sërish bashkë./intv.al/

990540b7-956a-410a-8112-42e5a44ec8a2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024058818817139