INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era e keqe e gojës është shenjë e disa sëmundjeve

Era e keqe e gojës është shenjë e disa sëmundjeve

Publikuar më: 11:54 07-03-2016

Nëse keni erë të keqe të gojës këto janë disa prej shenjave që mund të jenë të dobishme për ju.

1. Diabeti

Ketoacidosis, i njohur gjithashtu edhe si kundërmimi me erë frute, është një mënyrë natyrale që tregon për probleme serioze diabetike në njerëz.

2. Kanceri në mushkëri

Era e keqe që del nga goja, duke mos pasur dhëmbë të prishur, mund të jetë gjithashtu shenjë e kancerit në mushkëri, thonë hulumtuesit.

3. Dështimi i veshkave

Veshkat largojnë mbeturinat nga gjaku ynë. Kështu që nëse ato dështojnë, trupi ynë nuk mund të pastrohet më nga helmet e veta. Kjo ndikon që helmet të lëshohen më pas përmes sistemit të frymëmarrjes, transmeton Gazeta Express.

4. Obeziteti

Një qendër mjekësore në Los Anxhelos analizoi erën e keqe të gojës të disa njerëzve, për të gjetur nëse ato ishin tregues të zhvillimit të obezitetit. Pasi u studiuan 792 pjesëmarrës, hulumtuesit gjetën se prezenca e disa gazrave të caktuar në frymëmarrje, tregonin nëse një njeri vuante nga obeziteti apo jo.

5. Lukthi

Era e keqe e gojës mund të jetë tregues gjithashtu se keni probleme me lukth. Nëse filloni të keni erë të keqe të gojës, kundërmuese, është mirë që të shkoni tek mjeku për një kontroll.

Article Logic
Execution time: 0.0028400421142578