INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto profesione dëmtojnë zemrën

Këto profesione dëmtojnë zemrën

Publikuar më: 13:09 06-03-2016

Një studim i shkencëtarëve të American Heart Association thotë se, disa profesione imponojnë zakone më pak të shëndetshme në krahasim me të tjera, me pasoja në mirëqënien e zemrës dhe vetë peshës së trupit.

Ja disa prej tyre:

Shoferët e kamionëve

Personat e angazhuar në transportin e materialeve pinë duhan më shumë se çdo person që ushtron një tjetër profesion. Gati një e katërta e tyre konsumojnë cigare rregullisht dhe kjo sjell probleme të zemrës dhe mushkërive.

Industria e shërbimit

Njerëzit që punojnë në restorante, që nga kuzhinierët, kamerierët, luftojnë përditë me ushqimin. Pjatat që gatuajnë apo servirin janë një tentativë e vazhdueshme dhe shpesh kanë tendencën të hanë ushqim jo të rregullt.

Policët dhe zjarrfikësit

Personat që merren me sigurinë e të tjerëve, që nga zjarrfikësit e policët, duhet të mendojnë për zemrën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë në formë, dhe vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë.

Menaxher financash

Avokatët dhe mjekët duket se kanë zakonet më të mira të ushqimit. Ndryshe nga një menaxher financash, që ndjek një dietë të keqe dhe herë pas here frekuenton palestrën.

Agjent shitës

Më shumë se gjysma e agjentëve të shitjeve kanë zakone të këqija ushqimi, dhe në studim 69% e tyre rezultonte me kolesterol të lartë.

Administrator

Pjesa më e madhe e administratorëve nuk i dedikohen aktivitetit fizik. Studimi thotë se të ngresh këmbët mbi tavolinë për vetëm 5 minuta çdo orë, mund t’ju ndihmojë me qarkullimin e gjakut. 

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998