INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ende pa një ekip, Gianni de Biasi-t i ‘’djeg’’ kandidaturën një serb në stolin e ekipit italian

Ende pa një ekip, Gianni de Biasi-t i ‘’djeg’’ kandidaturën një serb në stolin e ekipit italian

Publikuar më: 18:43 29-01-2019

Gianni de Biasi nuk e ka gjetur ende një ekip për të drejtuar.

Tekniku italian që njohu sukses të padiskutueshëm me kombëtaren shqiptare, në prononcimet e tij ka thënë se ka refuzuar shumë oferta kombëtaresh dhe se dëshira e tij e vërtetë është të drejtojë një ekip italian .

Prej kohësh emri i tij lakohej për stolin e Bolognas, por në momentet e fundit pankinën e ka marrë Sinisa Mihajlovic, ish trajneri i Torinos, Fiores e shumë klubeve të tjera, ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonin me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Në këtë mënyrë edhe një mundësi tjetër digjet për De Biasi-n, i cili prej kohësh kërkon stolin e një ekipi italian.

bologna_mihajlovic.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672