INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Enca reagon për herë të parë pas arrestimit, për kë ishte mesazhi këngëtares?

Enca reagon për herë të parë pas arrestimit, për kë ishte mesazhi këngëtares?

Publikuar më: 12:34 18-09-2023

Enca Haxhia ishte në qendër të vëmendjes së gjithë mediave rozë javën e shkuar dhe sigurisht "kryefjalë" e rrjeteve sociale, pasi u arrestua nga Policia pas kanabisit të mbjellur në vazo, të gjetur në ballkonin e saj. Këngëtarja u vu në pranga për pak ditë, dha dëshminë e saj dhe më pas u lirua, së bashke me partnerin, ndërsa sot ka bërë edhe reagimin e parë pas situatës aspak të lehtë që kaloi.

Kështu, Enca e ka nisur reagimin e saj me një zemër, drejtuar gjithë ndjekësve të saj, që duhet thënë kanë shprehur jo pak mbështetje ndaj artistes, duke mos gjykuar apo paragjykuar veprimin e saj. Mirënjohjen këngëtarja e ka shprehur edhe me një mesazh të shkurtë, teksa mesazhi i saj i parë ka qenë pikërisht për të gjithë ata që ja bënë këtë eksperiencë më të lehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664