INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emocionuese! Angela Martini rrëfen historinë prekëse të nënës së saj dhe të gjithë u përlotëm [FOTO]

Emocionuese! Angela Martini rrëfen historinë prekëse të nënës së saj dhe të gjithë u përlotëm [FOTO]

Publikuar më: 11:47 22-08-2019

Angela Martini është një ndër modelet më seksi që ne kemi patur ndonjëherë në industrinë e modelingut. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martes me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

angela-martini-5.png

Modelja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ne foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Së fundmi, modelja ka dhënë një intervistë për “Viva Glamm Magazine”, ku ka rrëfyer se në libër do të shkruajë të gjithë historinë e jetës së nënës së saj e cila pavarësisht vështirësive arriti të triumfonte. Angela gjithashtu ka zbuluar se libri do të publikohet në tetor dhe se të gjithë do të mund ta lexojnë për 5 orë pasi është shumë tërheqës dhe që i dedikohet të gjitha femrave.

-640-0-5d5e52381245d.png

“Do ta thosha këtë për çdo grua: Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo është duke luftuar me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj, dhe kishte 2 martesa të dështuara. Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës së saj, merr një pagë të madhe dhe përfundimisht shpërblehet me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë!”- është shprehur Angela.

-640-0-5d5e518464045.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0081119537353516