INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emisioni i saj i ka ''fiksuar'' të gjithë, por a është e përputhur Olsa Muhameti?! Autorja e ''Përputhen'' përgjigjet TROÇ!

Emisioni i saj i ka ''fiksuar'' të gjithë, por a është e përputhur Olsa Muhameti?! Autorja e ''Përputhen'' përgjigjet TROÇ!

Publikuar më: 12:29 22-03-2021

Në episodin e djeshëm të Just Dance, pjesë e jurisë ishte dhe një e ftuar mjaft speciale, Olsa Muhameti. Autorja e famshme e sensacionit televiziv “Përputhen” u shfaq këtë të dielë në Just Dance për të ndarë opinione apo edhe për të gjykuar performancat e konkurrentëve.

Edhe këtë herë, Olsa diti mjaft mirë të marrë vëmendjen e audiencës me deklaratat dhe komentet e saj.

E pyetur nga moderatorja e emisionit se nëse Olsa është e përputhur, ajo u shpreh: “Unë asnjëherë nuk e tregoj këtë…”

Duke e kaluar me shumë finesë këtë pyetje drejt Albi Nakos:

“Albi te cila përputhje je i fokusuar më shumë? Tek plus apo minus 40?”

Albi: “Tek plus 40”

Olsa: A në rregull. Jo, se zakonisht je mësuar me këto të rejat…

Pjesëmarrja e saj në Just Dance ishte një sukses I padiskutueshëm, ku mbi të gjitha ajo pati dhe një performance kërcimi të sajën.

Article Logic
Execution time: 0.0037248134613037