INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kërkuan përjashtimin! Antonela dhe Arjani shpërthyen në të qara e ofendime ndaj tij, reagon LOCO: Nuk jam…

Kërkuan përjashtimin! Antonela dhe Arjani shpërthyen në të qara e ofendime ndaj tij, reagon LOCO: Nuk jam…

Publikuar më: 11:33 11-03-2021

Një foto e postuar në Instagram nga Elvisi dhe e ripostuar nga Atdheu shkaktoi debat sot në studion e "Përputhen". Një foto thuhej se ka dy lloj mostrash, një ndër to femrat që bëjnë çfarë duan dhe akuzojnë për manjakëri seksuale dhe për këtë Elvisi dhe Atdheu drejtuan gishtin nga Antonela.

Antonela shpërtheu në lot dhe tha se u ndie e ofenduar nga kjo. Ndërsa Arjani kërkoi përjashtimin e Elvisit.

-640-0-60495ec16d2f8.jpg

 

 Pas këtij debati Elvisi ka reaguar me një deklaratë në Instagram ku shprehet se postimi i tij është nxjerrë nga konteksti. Në fund ai i kërkon falje të gjitha vajzave që janë prekur nga postimi i tij.

“Abuzuesit seksual janë mostra. Pedofilat janë mostra. Dhunuesit e femrave janë mostra. (merr frymë thellë…) njerëzit që bëjnë akuza fallco (false accusations) janë mostra dhe të gjithë këta duhen dënuar, sipas ligjit, sipas moralit. Kjo ka qenë ajo që kam dashur të shpreh në storyn e ditës së dielë. Nëse kjo duket e gabuar se di më ça duket e drejtë në këtë vend.

Por nga goja e fajtorit del gjithmonë ajo që e bën të ndihet më pak fajtor, për pasojë i gjithë mesazhi im është manipuluar dhe shtrembëruar duke dal unë papritur si maskilist, si abuzues, si sulmues i femrave, pas 5 muajsh që kishit mendim komplet tjetër për mua.

Nëse ajo që postova të dielën do të ishte aq e rëndë dhe mizore sa u bë sot, do kishin reaguar shumë të tjerë para Antonelës. S’kam marrë asnjë reagim negativ atë ditë, sepse askush nuk do e shpërfytyronte veten në ekran për vëmendje publiku. Jo çdo lot para kameras është lot. Çdo femre që është ndjerë e prekur nga postimi im të dielën, i kërkoj falje të përzemërt.

Por, nuk jam ai që po përpiqen të më nxjerrin dhe çdokush prej jush ka 5 muaj që e shikon dhe vërteton këtë!”, shkruan Elvisi.

dfb.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.00295090675354