INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana zbulon skena nga klipi

Elvana zbulon skena nga klipi "Lejla" me 2Po2 dhe Capital T [VIDEO]

Publikuar më: 13:56 21-10-2016

Ndonëse po kalojnë gati dy muaj që nga lajmërimi i parë në muajin gusht, duket se pritjes po i vjen fundi.

Paraditen e kësaj të premteje, Elvana Gjata ka publikuar në Instagramin e saj një video të shkurtër ngacmuese të klipit "Lejla", bashkëpunimit me reperat nga Kosova 2Po2 dhe Capital T. Në videon e prezantuar për fansat, Elvana shfaqet duke vrapuar për të kapur trenin, Capital T në sediljen e pilotit të një helikopteri dhe 2Po2 duke shijuar një puro në varkë. Sigurisht nuk mund të lëmë pa përmendur detajin e ngjyrës lejla të trenit, që me siguri do ta shohim akoma më tepër gjatë klipit i cili do të ketë premierën e tij të hënën në orë 19:00 në kanalin zyrtar VEVO të Elvanës. Ethet kanë filluar!

Article Logic
Execution time: 0.0036051273345947