INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elvana publikon foton me unazë, por fansat kapin detajin e çuditshëm, ja si ''e masakrojnë''! [FOTO]

Elvana publikon foton me unazë, por fansat kapin detajin e çuditshëm, ja si ''e masakrojnë''! [FOTO]

Publikuar më: 21:09 30-08-2018

Prej disa kohësh këngëtarja Elvana Gjata ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të historisë së saj të dashurisë me një djalë misterioz nga Tirana, lidhje të cilën Elvana e ruan me shumë fanatizëm nga vëmendja e mediave. Mirëpo për herë të parë do të kemi mundësinë që ta shohim Elvana Gjatën si aktore. Këngëtarja po xhiron një film të zhanrit komedi romantike bashkë me mikun e saj më të mirë, moderatorin dhe komedianin Ermal Mamaqi.

Lidhur me këto xhirime, ajo ka publikuar një seri fotosh në Instagram, ndërkohë që në gisht mban edhe një unazë, por që komentet negative të fansave ishin të shumta. Ata e akuzojnë se ka bërë buzët dhe hundën dhe i thonë që ka qenë më e mirë dikur. Komentet e llojit të tillë janë me të vërtetë shumë në këto foto të Elvanës, mirëpo se si është e vërteta nuk e dimë.

Untitled.png

elv.png

elv89.png

Article Logic
Execution time: 0.0038261413574219