INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bes Kallaku dhe Erioni rikthehen sërish në Top Channel? Reagojnë aktorët: Ja e vërteta! [FOTO]

Bes Kallaku dhe Erioni rikthehen sërish në Top Channel? Reagojnë aktorët: Ja e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 21:43 30-08-2018

Me largimin nga “Portokalli”, Besi dhe Erioni njoftuan se në planet e tyre është të sjellin një emision të tyrin, duke premtuar se do të jetë krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë kemi parë deri më tani në ekranet shqiptare. Djemtë janë treguar shumë të rezervuar lidhur me formati që do të ketë emisioni apo se ku do të jetë televizioni që do të stacionohen, megjithatë mesa duket shumë shpejt do të kemi lajme prej tyre.

Fillimisht, dyshja u përfol për një program në ekranin e Tv Klan, por me kohë, ky lajm ra poshtë e spekulime të tjera i “transferuan” aktorët drejt ekranit të Top Channel.

Por, lajmet e fundit, Erion Isai i ka hedhur poshtë. Në një prononcim për Blitz.al, aktori tha se zërat për kthimin e tyre në Top Channel nuk janë të vërtetë: “Jo, nuk do të jemi në Top Channel. Është çështje shumë shumë pak ditësh reagimi zyrtar se ku do të jemi”,- tha Isai pa dashur të zbulojë më shumë.

Mendohet se bashkë me Besin dhe Erionin, në projektin e ri do të jetë edhe Olsi Bylyku ose Kimikati, siç e njohim të gjithë.

 

NQ.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833