Elvana Gjata ka kaluar pak kohë me Dua Lipën dhe me familjen e saj. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto pranë këngëtares, duke shprehur dhe vlerësimin e madh për të.
“Kalova një kohë kaq të shkëlqyer me ju, Dua Lipa dhe familjen tuaj të mrekullueshme. Një artiste e vërtetë, një shpirt i bukur brenda dhe jashtë, ndërsa vazhdon të jesh kaq modeste! Të gjithë jemi krenarë për karrierën tënde dhe për gjithçka që ke bërë për festivalin, për Kosovën dhe shqiptarët në mbarë botën. Shumë dashuri", ka shkruar Elvana.
Ndërsa Dua reagoi duke e publikuar foton në Instagramin e saj me mbi 85 milion persona duke e shoqëruar me 5 zemra të kuqe.









13 Dec 2025 





