INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elseid Hysajt i “bllokohet” rruga për tek Chelsea! Trajneri Sarri nuk mund të marrë përsipër pasojat

Elseid Hysajt i “bllokohet” rruga për tek Chelsea! Trajneri Sarri nuk mund të marrë përsipër pasojat

Publikuar më: 14:07 16-12-2018

Përflitej nëpër mediat prestigjioze ndërkombëtare se Elseid Hysaj ishte në “lupën” e ekipit të Chelsea dhe se trajneri Maurizio Sarri duke i ditur mirë vlerat e tij do të kërkonte një rikthim të bujshëm tek londinezët, por tashmë një e vërtetë e hidhur është zbuluar sërish nga mediat italiane.

Midis Hysajt dhe Chelseat ka dalë një pengesë e re dhe bëhet fjalë për një kusht në kontratën e Sarrit, i cili ka firmosur se në momentin që do bëhej trajner i Chelsea i mohohet e drejta të transferojë lojtarë nga Napoli.

“Marrëveshja me shkrim parashikon se një blerje e mundshme e një lojtari të Napolit nga Çelsi, do të shkaktojë ndëshkimin e ish-trajnerit.
Ky realitet, është një ‘bllok’ i vërtetë, i parashikuar nga marrëveshjet me shkrim midis Napolit dhe ish-trajnerit të saj, i cili në mënyrë efektive anulon çdo mundësi të transferimit të lojtarëve nga ‘blutë’ italiane te ‘blutë’ e Londrës. Në fakt, ai që do e pësojë, në kuptimin e plotë të fjalës, do të ishte Sarri” – shkruan gazeta italiane The Express.

Në këtë mënyrë transferimi i Hysaj bëhet deri diku i pamundur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034511089324951