INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksperimenti i radhës me të varfrit, ndryshon ligji për ndihmën ekonomike

Eksperimenti i radhës me të varfrit, ndryshon ligji për ndihmën ekonomike

Publikuar më: 12:31 19-07-2019

Qeveria me shumë të ngjarë dështoi me skemën e ndihmës ekonomike. Për pasojë me shtresat e varfra po eksperimetohet sërish. Pak ditë më parë dhe Komisioni i Europës kritikoi skemën që përdorej për ndihmën ekonomike dhe e quajti të dyshimtë.

Në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion, shumica miratoi një ligj krejtësisht të ri për asistencën sociale.
Por çfarë ndryshon tek ligji i ri? Ndihma ekonomike nuk do të ketë më një pagesë tavan prej 8 mijë lekësh. Vlerësimi me heqjen e kësaj tarfie do të bëhet bazuar në nevojat e familjeve që janë përfshirë në skemë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu më herët ka sqaruar se shuma e përfitimit do jetë e papërcaktuar që kush ka më shumë nevojë të përfitojnë më shumë para. Ndërsa për përzgjedhjen e përfituesve pra pikët, do t’i vendosë Këshilli i Ministrave.
Në nenin 16 të ligjit, citohet se: “Pranueshmëria në skemën e ndihmës ekonomike bëhet nëpërmjet formulës së pikëzuar, treguesit e së cilës mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë.Treguesit e vlerësimit të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Ndërsa në nenin 15 specifikohen se cilat janë arsyet që mund të mos jepet ndihma ekonomike: “Familjet që kryejnë ndarje të qëllimshme të anëtarëve të saj, ata që nuk tërheq ndihmën ekonomike brenda afateve të përcaktuara, fshehin informacionin apo kryen deklarim të rremë, si dhe refuzojnë përfshirjen në kurset e formimit profesional apo nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës”.
Edhe edhe pse është bërë një ligj të ri, në asnjë nen të tij nuk parashikohet rritje të ndihmës ekonomike, ndërkohë që çmimet janë të papërballueshme për shtresën e mesme jo më për të varfrit.

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266