INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha: Rilindja e Ramës  kapur nga krimi, qeveria jonë do iu kthej paratë shqiptarëve...

Basha: Rilindja e Ramës kapur nga krimi, qeveria jonë do iu kthej paratë shqiptarëve...

Publikuar më: 12:10 19-07-2019

Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat në fjalën e tij nga selia blu deklaroi se Partia Demokratike do të nisë një operacion të gjerë kundër koncesioneve të dhëna nga qeveria “Rama”.

Basha theksoi se me këtë operacion do të bëhet e mundshme që të kthehen paratë e shqiptarëve, të grabitura sipas tij nga qeverisja aktuale.

Basha theksoi se Edi Rama dhe Rilindja janë të kapur nga krimi, ndërsa ka shtuar se ky krim qeveritar po bën që vendi të shkojë drejt destabilizimit.

“Rama bën vetëm aktivitet kriminal qeveritar. Aktiviteti kriminal i qeverisjes së Ramës ka bërë që papunësia dhe varfëria te shqiptarët të jetë në trajta shqetësuese. Koncesionet po sjellin dëme mbi paratë publik. Bëhet fjalë për kapjen e ekonomisë duke e kaluar tek privatët për dhjetëra vjet. Veprimet kriminale të Ramës kanë bërë që të shkatërrohet ekonomia normale, është vrarë konkurrenca. Kjo sepse koncesionet janë dhënë për miqtë e kryeministrit. Rilindja është e kapur nga krimi dhe interesat e privatëve. Politikat e saj janë kriminale dhe shkatërruese, nga vjedhja e zgjedhjeve derite pastrimi i parave masiv. Këto sjellin rrezik për destabilizilimin e vendit.

Ne do të marrim një aksion të paparë kundër krimit në vend, nga veriu në jug. Hetimi në fushën e prokurimeve publike do të jetë në fokusin tonë. Cdo koncesion do të cilësohet si vepër e mundshme kriminale. Do të hetohet pa asnjë përjashtim. Ata që sot harxhojnë para të vjedhura do të hetohen. Paratë që iu janë vjedhur shqiptarëve që kanë përfunduar në Qipro etj do iu kthehen shqiptarëve. Paratë që iu janë vjedhur shqiptarëve për investime në vila në Romë do iu kthehet,”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764