INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzika si ilaçet, si ndikon kënga e preferuar para një operacioni

Muzika si ilaçet, si ndikon kënga e preferuar para një operacioni

Publikuar më: 12:35 19-07-2019

Me siguri të gjithë kanë frikë kur mendojnë se do të duhet t’i nënshtroheni një operacioni, por merreni lehtë dhe besojini më shumë muzikës.

Të dëgjosh këngën relaksuese para një operacioni, mund të ketë të njëjtat efekte me qetësimin e nervave të një pacienti që është gati për ndërhyrje.

Sipas ekspertëve amerikanë kënga e shkruar për të reduktuar ankthin, presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës, vepron si qetësues dhe një gjë të tillë e kanë provuar 157 njerëz të përfshirë në një studim.

Pacientët thanë se do të kishin preferuar të zgjidhnin vetë muzikën.

Tani, kërkuesit e universitetit të Pensilvanisë, duan të testojnë nëse tipi i muzikës dhe mënyra se si luhet ajo tek pacientët, bën diferencën tek rezultatet. Pacientët e përfshirë në studim, morën ilaçin midazolam ose dëgjuan këngën Ëeightless nga grupi britanik Marconi Union për tre minuta, ndërsa bënin anestezi lokale në një pjesë të trupit. Ankthi tek pacientët, u reduktua në të njëjtën masë, në të dyja grupet.

Ankthi para një operacioni mund të prekë rimëkëmbjen për shkak të hormoneve të stresit të prodhuara në trup. Por, ilaçet që reduktojnë ankthin mund të kenë efekte anësore dhe kërkojnë monitorim konstant nga mjekët. Muzika, në të kundërt, është e padëmshme dhe jo e kushtueshme.

Muzika mund të shërojë, stimulojë dhe lehtësojë mendjen dhe trupin në shumë mënyra, por, sidoqoftë, shkencëtarët, ende nuk e kuptojnë saktë se si funksionon e gjithë kjo.

Edhe në studime të tjera specialistët kanë shpjeguar se muzika e preferuar edhe gjatë përditshmërisë ju ndihmon të përballoni edhe momentet e stresit.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668