INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekipi i shuar i “Chapecoense” shpallet kampion i Copa Sudamericana

Ekipi i shuar i “Chapecoense” shpallet kampion i Copa Sudamericana

Publikuar më: 22:28 05-12-2016

 “Heronjtë nderohen!”

“Chapecoense”, një emër i paharruar tashmë për çdo futbolldashës dhe jo vetëm, pas aksidentit ajror tragjik ku humbën jetën 71 persona, mes të cilëve 19 futbollistë, u shpall zyrtarisht kampion i Kupës së Amerikës së Jugut.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Amerikës së Jugut, në një komunikatë zyrtare. Ishte ekipi kolumbian “Atletico Nacional”, me të cilin duhej të ndesheshin lojtarët që humbën jetën, që i kishte kërkuar zyrtarisht Federatës të Amerikëssë Jugut t’i japë titullin “Chapecoense”­s.

Në këtë mënyrë, ekipi brazilian do të kualifikohet direkt për në Kupën “Libertadores” të vitit 2017 edhe Recopa­n (e ngjashme me superkupën europiane), pikërisht kundër kolumbianëve. Me të vërtetë një gjest për tu vlerësuar.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107