INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Seria A : Milani vuan ndaj Krotones / Premier Ligë, përmbysje e çmendur, Liverpul nuk i beson syve

Publikuar më: 14:56 05-12-2016

Milani ka marrë me shumë vështirësi 3 pikët ndaj Krotones. E nisi shumë keq përballjen në stadiumin “San Siro”, duke pësuar gol që në fillim të ndeshjes por Milani ariti të barazoj rezultatin në fund të pjesës së parë, por në minutat e fundit të ndeshjes mori tri pikët falë rrjetës së realizuar nga Lapadula. Në derbin e kryeqytetit italian u zhvillua një ndeshje e tensionuar ku nuk munguan as zënkat, Roma arriti të triumfojë 2-0 përballë Lazios. U rikthye te fitorja në kampionat Fiorentina që me shumë vuajtje mposhti 2-1 Palermon.

Një përmbysje e çmendur dhe një sfidë e pabesueshme që në Premier Liga i ofron shpesh. Liverpul është mposhtur 4-3 nga Bournemouth në transfertë. “Të kuqtë” ishin në avantazh 3-1, por tre gola të shpejtë të vendasve kanë shokuar ekipin e drejtuar nga trajneri Jurgen Klop. Për Liverpulin, ky ishte një shans i humbur për të ruajtur hapin e Çelsit të vendit të parë. Man. United nuk di të fitojë. Djajtë e kuq regjistruan të tretin barazim radhazi duke u ndalur në 1-1 në transfertën e Evertonit. Një gol i pësuar sërish në fund nuk i dha djajve të kuq mundësinë për të marrë 3 pikë .

Article Logic
Execution time: 0.0038790702819824