INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëzohet në Kolumbi avioni me në bord skuadrën braziliane të futbollit!

Rrëzohet në Kolumbi avioni me në bord skuadrën braziliane të futbollit! "Ka shumë të mbijetuar!"

Publikuar më: 09:46 29-11-2016

Një avion me skuadrën braziliane të Chapecoense është rrëzuar në Kolumbi, 50 km larg Medellin.

Në mjetin e transportit udhëtonin 72 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit. Kulla e kontrollit ka humbur fillimisht kontaktet me avionin, i cili më pas u gjet nga forcat e ndihmës së shpejtë. Ende nuk ekzistojnë të lajme mbi viktima, por ka shumë të mbijetuar, ndër të cilët janë identifikuar deri tani portieri i Chapecoense, Danilo, dhe mbrojtësi Alan Ruschel. Shefi i zjarrfikësave ka deklaruar se pavarësisht se nuk dihet numri i saktë i të mbijetuarve, thotë se ata janë të shumtë, ndërkohë që janë të konfirmuar 6 deri më tani. Sipas agjensive lokale deri tani janë regjistruar edhe 10 të plagosur që janë transportuar në spital. Skuadra braziliane e futbollit udhëtonte drejt Medellin për ndeshjen e parë të finales së Copa Sudamericana kundër Atletico Nacional. Incidenti ka ndodhur në Antioquia të Kolumbisë. Ata u detyruan që të ndërronin avion pak para se të niseshin, nën urdhërin e autoriteteve braziliane pasi këto të fundit nuk morën autorizimet për fluturimin charter që kishin menduar fillimisht. Avioni, i nisur nga Bolivia, po fluturonte mbi qytetet e La Ceja dhe Abejorral natën e djeshme kur ka humbur kontaktet me kullën e kontrollit të aeroportit Jose Maria Cordoba pasi sinjalizoi një problem elektrik në bord. 

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998