INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Ejani ju lutem, Franko po mbaron"! Tefta Radi lajmëron të afërmit për gjendjen kritike

Publikuar më: 11:09 27-03-2017

Këngëtari Françesk Radi është shtruar në urgjencën e spitalit në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmi është bërë me dije për JOQ nga dëshmitarët, të cilët treguan se në orën 3:30 të mëngjesit artisti i njohur ka mbërritur në urgjencë në gjendje kritike. Me të ndodheshin edhe bashkëshortja Tefta Radi, mbesa Rozana, si dhe disa persona të tjerë. Burimet e JOQ kanë treguar se Radi është në reanimacion ndërkohë që mjekët nuk japin shumë shpresa. Në bisedën që ka dëgjuar një nga dëshmitarët mes ish-folëses së njohur të lajmeve dhe një të afërmeje bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur ndërkojë që po flinin. Mësohet se Radi ishte shumë mirë dhe po flinte kur i filluan gërhitjet e forta me kollë, ndërkohë që po villte gjak kur mbërriti në spital. Ai ka shtuar gjithashtu se mjekët thanë që është hemoragji cerebrale, ndërsa tashmë Radi po bën frymëmarrje të asistuar. Burimi ka dëgjuar edhe thirrjen dëshpëruese të Tëfta Radit, e cila lajmëronte nejrëzit në telefon duke qarë “Ejani të lutem, Franko po mbaron”.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225