INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edicioni i dytë i Festivalit të JAZZ në Tiranë! Më shumë pjesëmarrës nga grupmosha të reja

Edicioni i dytë i Festivalit të JAZZ në Tiranë! Më shumë pjesëmarrës nga grupmosha të reja

Publikuar më: 15:41 26-04-2019

Tirana për dy ditë do të jetë kryeqytet i muzikës ballkanike, duke shtuar në Shqipëri një event të rëndësishëm artistik në katalogun e aktiviteteve ndërballkanike. Qendra Albanian Jazz Society sjell edicioni e II-të të një Festivali të veçantë, që muzikën e ndërthur me komunikimin, shkëmbimin dhe eksperiencat më të mira të shteteve ballkanike. 

Detajet e këtij eventi i ka prezantuar, presidenti i Albania Jazz Gent Rushi.
“Vjet pati një jehonë në hapësirën ballkanike. Ky lloj eventi është i vetmi në hapësirën ballkanike”, tha Gent Rushi.
Netët e Edicionit të Festivalit do të zhvillohen në datat 29-30 Prill dhe artsitët janë të larmishm nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova.
30 prilli është dhe dita ndërkombëtare e muzikës Jazz, ndaj dhe nata e fundit e Festivalit sipas organizatorëve do t’i ngjajë një feste muzikore shumëdimensionale.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723