Ky është një vit i rëndësishëm për vendin tonë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe ky ishte dhe një nga motivet, që në Konferencën e 5 shkencore ndërkombëtare të Kolegjit Universitar të Biznesit të flitej për tematika të këtij lloji. Presidenti i kolegjit, Ylber Bezo bëri dhe prezantimin e kësaj konference.
“Si drejtuesi i KUB-it ndihem mirë që këtë konferencë e realizojmë në kuadër të integrimeve të vendeve të Ballkanit, ku dhe vendi ynë mezi pret të hapen negociata me vendet e BE-së. Konferenca është emërtuar, Integrimi Europian i Ballkanit Perëndimor, kusht dhe sfidë për anëtarësimin.
Në pas Zoti Bezo bëri dhe një sugjerim që në rajon të ngrihet dhe një minizonë shengeni për këto arsye: Në rajonin tonë të ngrihet një zonën minishengen, ku të lëvizin të lirë vlerat, njerëzit, kapitalet dhe bizneset. Të mundësohet njëherë integrimi midis nesh.
Një fjalë vlerësuese në këtë konferencë e mbajti dhe Kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka. “Kolegji Universitar i Biznesit i ka realizuar objektivat, që kur u hap,” tha Jaka.
![Konferenca e 5-të ndërkombëtare e KUB/Ylber Bezo, të ngrihet një minizonë rajonale Shengen[VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/8680f1654a5510bcf5b5706a5df2b82f_L.jpg)