Kryeministri Edi Rama ka realizuar një foto me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Rama shoqërohej në këtë foto nga bashkëshortja e tij Linda Rama, si dhe Donald Trump dhe zonja e parë e SHBA-ve Melania. Kryeministri është kujdesur që foton me Trump ta shpërndajë menjëherë në të gjitha rrjetet e tij sociale me mbishkrimin tashmë të njohur “photo of the day”.
Takimi është zhvilluar gjatë punimeve të sesionit të 74 të asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.








28 Nov 2025 





