INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe Taylor Swift është ngacmuar seksulaisht, flet për herë të parë këngëtarja

Edhe Taylor Swift është ngacmuar seksulaisht, flet për herë të parë këngëtarja

Publikuar më: 18:49 16-08-2018

Vitin e kaluar Taylor Swift ka fituar gjyqin ndaj Dj David Mueller i cili e ka ngacmuar disa herë seksualisht. Një trup gjykues i përbërë prej tetë anëtarësh ka shpallur fajtor DJ e njohur David Mueller pas akuzave të këngëtares Taylor Swift se ai e kishte ngacmuar seksualisht. 

Këngëtarja e famshme ka folur për herë të parë rreth kësaj ngjarje gjatë një koncerti në Shtetet e Bashkuara gjatë të cilit mori lajmin se çështja është mbyllur përfundimisht në favor të saj.

Ajo ka falenderuar fansat e saj për të gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që i kanë transmetuar dhe i ka këshilluar atyre të mos e mbajnë të fshehtë kur ndihen të cënuar apo të dhunuar nga dikush.

“Unë dua të falenderojë gjykatësin William J. Martinez dhe jurinë për shqyrtimin e kujdesshëm, avokatët e mi Doug Baldridge, Danielle Foley, Jay Schaudies dhe Katie Wright të cilët kanë luftuar me mua për katër vite resht në këtë process gjyqësor. Unë e pranoj privilegjin që përfitoj nga jeta, shoqëria dhe gjendja ime ekonomike për të përballuar koston e madhe për të mbrojtur veten në një gjyq si ky. Dëshira ime më e madhe është që të ndihmojë vajzat e abuzuara seksualisht, të bëjë që zëri tyre të dëgjohet. Prandaj unë do të dhurojë në të ardhmen e afërt një shumë parash për shumë nga organizatat që ndihmojnë viktimat e sulmeve seksuale”, tha Swift për “People”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939