INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edhe sot në protestë! A do jenë studentët e sotëm të vendosur si ata të 8 dhjetorit 1990?

Edhe sot në protestë! A do jenë studentët e sotëm të vendosur si ata të 8 dhjetorit 1990?

Publikuar më: 11:52 08-12-2018

Qindra studentë janë mbledhur tek Korpusi Univiersitar dhe nisën të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit. Sipas Lëvizjes për Universitetin, shumë të tjerë presin te Ministria dhe do bashkohen rrugës e studentët e fakulteteve të tjera! Studentët bëjnë thirrje për solidarizim dhe bashkim.

Ata do të shmangin kalimin nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë.

Ky devijim bëhet për të shmangur “përplasjen” me protestues të Partisë Demokratike, të cilët do protestojnë në atë vend.

Studentët janë treguar të vendosur për të mbajtur larg çdo influencë. Sot është ditë pushimi dhe fluksi i studentëve mund të jetë disi më i ulët se një ditë më parë, ata kanë njoftuar se tubimin më të madh do ta mbajnë ditën e martë. A do jenë këta studentë të vendosur si ata të 28 viteve më parë? Kjo do shihet në ditë në vijim, pasi kanë dhe 9 kërkesa të paplotësuara.

Article Logic
Execution time: 0.0040669441223145