INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendimi i Këshillit të Ministrave: Mbyllet një universitet privat

Vendimi i Këshillit të Ministrave: Mbyllet një universitet privat

Publikuar më: 18:15 07-02-2018

Këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave mori vendimin për mbylljen e veprimtarisë së një tjetre shkolle të lartë universitare jopublike.

Bëhet fjalë për Universitetin jo publik ‘Justicia’ më Tiranë.

Në vendimin e marrë thuhet se kjo shkollë duhet të përgatitë dosjen për çdo student, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë për vazhdimin e studimeve dhe t’ia vërë atë në dispozicion vetë studentit apo përfaqësuesit ligjor, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda datës 16 shkurt 2018.

Ndër të tjera thuhet se shkolla e lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, duhet të kthejë pagesat e kryera nga studentët për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj studentit.

Po ashtu vula e shkollës së lartë universitare jopublike “Justicia”, Tiranë, do të asgjësohet sipas procedurave të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.

Univeristeti Justicia i shtohet numrit të madh të universiteteve private të mbyllura që prej ardhjes në pushtet të PS në vitin 2013.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605