Eden Hazard ende nuk po rinovon me Chelsea-n teksa zërat për të ardhmen e tij sa vjen po bëhen më të turbullta.
Belgu është i lidhur me një kalim të mundshëm tek Reali ku në fund të këtij sezoni mund të ndodhë dicka.
"Daily Telegraph" merr në konsideratë situatën e tij duke filluar nga deklarata e lëshuar dje nga vete lojtari ("Unë kam marrë tashmë një vendim për të ardhmen time"), duke lënë të kuptohet se në fund të këtij sezoni do ti thotë lamtumirë Chelsea.
Ndërkohë Hazard ka një kontratë me Blutë e Londrës deri në vitin 2020.








18 Dec 2025 





