Bruno Alvesi e quajtur Cristiano Ronaldon burim frymëzimi për çdo portugez në ditëlindjen e tij të 34-të, si dhe ka konfirmuar se ai iu bashkua Juventusit për ta fituar Ligën e Kampionëve.
“Ia urova gjithë të mirat atij këtë mëngjes”, tha Alves për bashkatdhetarin e tij.
“Shpresoj se ai do të gjejë më shumë lumturi në jetë. Unë e di se nga vjen ai dhe sa fort ka luftuar. Ai është fitues, dhe meriton çdo gjë që ka”, shtoi ai.
Ai tha se Ronaldo nuk është i kënaqur, prandaj erdhi në Juventus për të fituar më shumë, në veçanti Champions Leaguen.
“Ai nuk është i kënaqur, sepse ai do të fitojë seç herë e më shumë. Ai dëshiron të fitojë, për shembull, një trofe tjetër të Champions League”, deklaroi ai.








18 Dec 2025 





